Tifozët e Sevillas bëjnë homazhe për legjendën e vdekur, babai i tij “shpërthen” në lot
Më 27 Prill 2006 Antonio Puerta shkroi emrin e tij në historinë e Sevillas. Goli i tij kundër Schalke 04 e çoi Sevillan në finalen e parë evropiane dhe e ktheu Puertën në një legjendë të klubit. Vdekja e tij në gusht 2007 ishte një goditje shumë e rëndë për Sevillan dhe për të gjithë…

Sport
Më 27 Prill 2006 Antonio Puerta shkroi emrin e tij në historinë e Sevillas.
Goli i tij kundër Schalke 04 e çoi Sevillan në finalen e parë evropiane dhe e ktheu Puertën në një legjendë të klubit.
Vdekja e tij në gusht 2007 ishte një goditje shumë e rëndë për Sevillan dhe për të gjithë futbollin spanjoll, por trashëgimia e tij është e përjetshme dhe fansat e tij e kujtojnë gjithmonë me dashuri.
Dos horas y media para el partido del año en Sevilla y la afición del #SevillaFC se encomienda al espíritu de Antonio Puerta. Homenaje de los ultras al abuelo de Puerta… Hermoso❤️? pic.twitter.com/N5SODUk2eE
— Andy Leal Cerdá (@andyllc) April 20, 2023
Disa orë përpara se Sevilla të mundte 3-0 Manchester United, qindra tifozë të Sevillas shkuan në shtëpinë e babait të Antonio Puerta për të kujtuar figurën e djalit të tij.
Emocioni ishte aq i madh sa nuk i mbante dot lotët. Pamjet e mbledhura janë shumë emocionuese./Lajmi.net/