Tifozët e Real Madrid do ta shajnë Zidanen (FOTO)
Tifozët e Real Madrid do të jenë të pakënaqur me vendimin e fundit të Zinedine Zidane.

Sport
Real Madrid mund të realizojë përforcime në janar nëse Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) anulon vendimin për bllokimin e shitblerjeve të futbollistëve deri në muajin e parë të vitit 2018.
Por, si do qoftë, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane nuk planifikon të kërkojë përforcime gjatë afatit kalimtar dimëror, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Edhe pse Real Madrid ka hasur në telashe në mbrojtje, Zidane nuk beson se ekipi ka nevojë për përforcime, përcjell “Lajmi.net”.
Vendimi i tij mund të zgjojë kritika nga tifozët në Santiago Bernabeu.