Tifozët e pyesin nëse do transferojë Correan? Inzaghi i përgjigjet me buzëqeshje

Inter vazhdon të provojë të transferojë sulmuesin e Lazios, Joaquin Correa në verë dhe trajneri Simeone Inzaghi i është përgjigjur tifozëve me buzëqeshje kur e pyetën nëse argjentinasi është rrugës.

Sport

23/08/2021 20:56

Sipas Sky Sport Italia, Correa do ribashkohet me ish trajnerin te Inter në ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Një tifoz e ka pyetur teknikun italian për transferimin e Correas dhe mediumi italian zbulon se trajneri i është përgjigjur me buzëqeshje, që nënkupton sinjalet pozitive në bisedimet e avancuara me Lazion.

Inter ka përgatitur ofertë të re për sulmuesin, ngase janë gati të ndajnë rrugët për rreth 27-28 milionë euro plus bonuset në vlerë 6 milionë euro.

Correa gjithashtu dëshiron kalimin te Inter, por fjala e fundit do t’i takojë “Neurazzurëve” nëse duan ta paguajnë këtë vlerë./Lajmi.net/