Tifozët e PSG-së nisin të bëhen të padurueshëm me Ramos

Muajt e parë të Sergio Ramos te PSG nuk kanë qenë aspak të lehtë.

Sport

08/09/2021 11:03

Pasi kreu me sukses testet mjekësore në korrik, qendërmbrojtësi pësoi lëndim në fund të muajit që e ndaloi të debutonte me PSG-në, transmeton lajmi.net.

Skuadra “Parisiene” përmes një komunikate konfirmoi se spanjolli do rikthehet në shtator.

Sidoqoftë, në tre testimet e fundit në testet mjekësore, informatat kanë qenë që lojtari duhet të vazhdojë të shërohet nga lëndimi dhe nuk ka datë të saktë për rikthimin.

Në Francë, “Le Parisien” dhe disa media raportojnë se tifozët kanë filluar të humbin durimin me qendërmbrojtësin.

“Tifozët janë duke u bërë të padurueshëm”.

Ndërkohë, thuhet se Ramos do debutojë me PSG-në me 22 shtator./Lajmi.net/