Tifozët e Panathinaikosit: Kosova është Shqipëri

12:37 | 7 Dhjetor 2013

Kosova

Dueli mes Panathinaikosit dhe Crvena Zvezda’s në kuadër të Euroleagues në basketboll të premten mbrëma ishte i nxehtë në parket dhe në tribuna. Në fakt pritej një atmosferë e tillë. Përkrahësit e skuadrës serbe janë të binjakëzuar me tifozët e rivalit të Panathinaikosit, Olympiakos, andaj vendasit vendosën që t’i vejnë në qendër të ofendimeve gjatë […]

Dueli mes Panathinaikosit dhe Crvena Zvezda’s në kuadër të Euroleagues në basketboll të premten mbrëma ishte i nxehtë në parket dhe në tribuna.

Në fakt pritej një atmosferë e tillë. Përkrahësit e skuadrës serbe janë të binjakëzuar me tifozët e rivalit të Panathinaikosit, Olympiakos, andaj vendasit vendosën që t’i vejnë në qendër të ofendimeve gjatë ballafaqimit të tyre të mbrëmshëm në OAKA Arena.

Tifozët e zjarrtë të Panathinaikosit, të cilën gjendeshin prapa bankinës së Crvena Zvezdës kanë shpalosur tre transparentë – në gjuhën serbe – e njëri prej tyre përmbante porosinë: “Kosova është Shqipëri”, ka njoftuar portali serb Kurir.

Edhe pse Panathinaikos e shijoi suksesin më të madh në histori të tij derisa skuadra drejtohej nga trajneri serb Zeljko Obradovic, ata nuk e falën skuadrën serbe, e në fund edhe i mposhtën me rezultat 69:63.