Tifozët e Napolit ‘shpërthejnë’ me ofendime ndaj lojtarëve, qëndruan jashtë hotelit
Napoli janë nën presion të madh nga tifozët e tyre, ku së fundmi janë mbledhur jashtë hotelit ku ata po qëndronin për ndeshjen ndaj Juventusit.
Sport
Lojtarët e Napolit janë duke u munduar që të rikthehen në më të mirën e tyre pas humbjes ndaj Atalantës, kur edhe u eliminuan nga Coppa Italia.
Tani, ndeshja e ardhshme e Partenopei është pikërisht ndaj Juventusit dhe, tifozët e tyre nuk janë kursyer aspak, transmeton lajmi.net.
“Duhet të fitoni patjetër ndaj Juventusit”, ishte fjalia kryesore e tifozëve, e përcjellur më pas me shumë fryerje drejt lojtarëve të Napolit.
Sipas raportimeve, dy lojtarët e vetëm që i shpëtuan zemërimit të mbështetësve ishin Victor Osimhen dhe Hirving Lozano.
Ndërkohë, Gattuso ka bërë disa ndryshime gjithashtu, ku pothuajse tërësisht e ka rruar mjekrën, aq sa disa anëtarë të hotelit nuk e njohën atë./Lajmi.net/