Tifozët e Interit të revoltuar me drejtuesit e klubit për shitjen e Lukakut

Mbrëmë është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Parmës dhe Interit.

Sport

09/08/2021 08:08

Inter arriti të mposht Parmën me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Këtë ndeshje e shfrytëzuan tifozët “Nerazzurë” për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtuesve të klubit.

Kampioni i Italisë është afër ta shesë yllin Romelu Lukaku për rreth 120 milionë euro te Chelsea që të balancoj gjendjen financiare e kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve.

Shumë prej tyre mbanin banderola kundër presidentit Steven Zhang, “Zhang, nëse do të shpëtoni Interin, atëherë duhet të largoheni”, të tjerët kishin shkruar “Zhang, koha ka mbaruar”.

Kishte edhe tifozë të tjerë që valvitnin monedha dhe këndonin “Nëse ju duhen para, ja ku i keni”.

Raportohet se Interi është “e detyruar” të shesë Lukakun ashtu siç bëri me Achraf Hakimin shkaku i gjendjes së vështirë financiare, megjithatë tifozët janë tejet të revoltuar.

Një skuadra kampione të largojë trajnerin Antonio Conte dhe dy futbollist kyç brenda një merkato nuk është normal sipas tyre. /Lajmi.net/