Tifozët e Dortmundit këndojnë himnin e Liverpoolit
Tifozët e Borussia Dortmundit kënduan himnin e Liverpoolit, së bashku me përkrahësit Reds, në fillim të ndeshjes së tyre miqësore në Anfield.

Sport
Tifozët e Borussia Dortmundit kanë bërë një veprim të jashtëzakonshëm e që shihet rrallë në stadiumet e futbollit.
Në fillim të ballafaqimit në miqësoren kundër Liverpoolit, ata iu bashkuan tifozëve vendas duke kënduar himnin e tyre të famshëm “You’ll never walk alone”.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, njësoj sikurse paraqitja e Liverpoolit që mposhti Dortmundin me rezultat 4:0.