Tifozët e Chelseat të dashuruar pas Brojës, sondazhi i fundit tregon gjithçka

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është një nga më të preferuarit te ekipi i Bluve të Londrës. Një faqe e njohur në Tëitter që shkruan për klubin e Chelseat ka hapur një sondazh në lidhje me sulmuesin ‘kuqezi’. A duhet të shitet Armando Broja?, shkruan Lajmi.net Rreth 15 mijë tifozë kanë votuar dhe…

Sport

05/05/2023 17:13

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është një nga më të preferuarit te ekipi i Bluve të Londrës.

Një faqe e njohur në Tëitter që shkruan për klubin e Chelseat ka hapur një sondazh në lidhje me sulmuesin ‘kuqezi’. A duhet të shitet Armando Broja?, shkruan Lajmi.net

Rreth 15 mijë tifozë kanë votuar dhe shumë prej tyre, apo më mirë 66.7% kanë menduar që Broja duhet të qëndroj në ekipin e Chelseat.

Vetëm 9.4% mendojnë se sulmuesi shqiptar duhet të shitet, kurse 23.9% mendojnë se Broja duhet të huazohet diku tjetër.

Armando Broja e ka humbur sezonin 2022/2023 ku në miqësoren e muajit dhjetor këputi ligamentin e gjurit (ACL). Ai pritet të rikthehet gjatë muajit qershor./Lajmi.net/