Tifozët e Arsenalit të bindur se Xhaka u tall me Tottenhamin me xhaketën e veshur në intervistë
Shumë tifozë të Arsenalit janë të bindur se mesfushori shqiptar, Granit Xhakën është tallur me Tottenham Hotspur pas fitores ndaj Chelseat të martën mbrëma. Xhaka shkëlqeu me dy asistime në fitoren 3:1 të Arsenalit kundër Chelseat në derbin londinez të zhvilluar në stadiumin “Emirates” në Londër. Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka doli për intervistë me…
Sport
Shumë tifozë të Arsenalit janë të bindur se mesfushori shqiptar, Granit Xhakën është tallur me Tottenham Hotspur pas fitores ndaj Chelseat të martën mbrëma.
Xhaka shkëlqeu me dy asistime në fitoren 3:1 të Arsenalit kundër Chelseat në derbin londinez të zhvilluar në stadiumin “Emirates” në Londër.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka doli për intervistë me prezantuesin Dave Jones dhe ekspertët Patrick Vieira, Cesc Fabregas dhe Jimmy Floyd Hasselbaink për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Por nuk ishte ajo që tha ai që tërhoqi vëmendjen, por ajo që kishte veshur.
Xhaka kishte veshur një xhaketë të klubit të Arsenalit për t’u ngrohur në fushë, por ai nuk kishte veshur të tijën.
Në vend të kësaj ai veshi xhaketën e Tom Geeson-Broën, pjesëtarit të stafit të skuadrës, inicialet e të cilit të TGB shkaktuan komente në internet.
Tifozët i kanë lidhur këto iniciale me ngacmimin që i bëjnë klubit rival, Tottenham Hotspur. TGB është cilësuar edhe akronim për “Tottenham Get Battered everywhere they go” duke iu referuar një kënge tallëse kundrejt ekipit rival me kuptimin se “Tottenhami mposhtet kudo që shkon”./Lajmi.net/