Tifozët anglezë të dëshpëruar nisin peticionin që të rizhvillohet finalja e “Euro 2020”

Tifozët anglezë të dëshpëruar kanë nisur peticion që të zhvillohet sërish finalja ndaj Italisë, ngase mendojnë se qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini duhej ndëshkuar me të kuq.

Sport

12/07/2021 18:13

“Tre Luanët” u mposhten në penallti nga “Azzurët”, kësisoj humben finalen, transmeton lajmi.net.

Por, një numër i madh i tifozëve kanë nisur peticion që ndeshja duhej të zhvillohet shkaku i një gabimi të arbitrit.

Në minutat shtesë të fundit së kohës së rregullt, Chiellini ndërpreu aksionin duke e faulluar Sakan.

Chiellini u ndëshkua me të verdhë nga arbitri, por një numër i tifozëve që mbrojnë Sakan besojnë se ishte vendim i padrejtë dhe që italiani duhej të ndëshkohej direkt me të kuq.

Tashmë kanë nisur peticioni online me dëshirën e tifozëve që ndeshja të përsëritet.

“Bukayo Saka u lëndua gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë. U kap për fanellë nga Chiellini që mori karton të verdhë dhe ishte e qartë që duhej ndëshkuar me të kuq. Besoj fuqishëm që arbitri favorizon Italinë”, ishte shkruar në njërin nga peticionet.

Sidoqoftë, është injoruar nga shumica e tifozëve anglezë, ngase është nënshkruar nga vetëm 1 mijë e 500 persona.

Edhe ju mund ta nënshkruani këtë peticion duke klikuar: Këtu./Lajmi.net/