Tifozat Kuq e Zi u futën në stadiumin e Letonisë me simbolin e UÇK-së përkundër ndalesave në hyrje

Tifozat Kuq e Zi e kanë vazhduar përplasjen në distancë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare janë ankuar sot përmes një postimi se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve shqiptarë në hyrje të stadiumit në Riga. Tifozat Kuq e Zi…

Sport

11/06/2025 16:13

Tifozat Kuq e Zi e kanë vazhduar përplasjen në distancë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare janë ankuar sot përmes një postimi se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve shqiptarë në hyrje të stadiumit në Riga.

Tifozat Kuq e Zi tutje thonë se “kjo mund të jetë koha e maskarenjve, por që atdheu mbetet i shqiptarëve.”

Sidoqoftë, ata u futën në stadium me simbole dhe me flamurin e UÇK-së mbrëmë në barazimin e Shqipërisë me Letoninë, 1:1.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tifozëve zyrtarë të Kombëtares shqiptare.