Tifo-grupi kosovar: Ratko Mlladiq, digju në ferr
"Mladiç, digju në ferr", kanë shkruar tifozët bardhekuq.
Sport
Skifterat e Gjilanit kanë shfaqur një mesazh sot në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, kundër ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burg të përjetshëm për krime kundër civilëve në Bosnjë.
Gjilanasit i kanë uruar “djegie në ferr” ish-gjeneralit serb.
“Mladiç, digju në ferr”, kanë shkruar tifozët bardhekuq.
Ata e kanë postuar foton në faqen zyrtare në Facebook pas ndeshjes. /Lajmi.net/