Thyhet rekordi: Ndërtohet dordoleci më i madh ndonjëherë
Përkundër sfidave që po sjellin ndryshimet klimatike në Australi, dy vendas të kontinentit kanë arritur të krijojnë një vepër arti me dëborë.
Fun
Madje, dy personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende, kanë ndërtuar dordolecin me gjatësinë më të madhe ndonjëherë, transmeton lajmi.net.
Vepra e tyre u njoh si më e madhja nga Libri i Rekordeve të Ginisit. Gjatësia e dordolecit është 38 metra.
Deri më tani, rekordin për diçka të tilla e mbante ‘Olimpia’, e gjatë 37,21 metra, dordolec në formë gruaje i ndërtuar në Maine të SHBA-ve vitin e kaluar. /Lajmi.net/
