Thyen vezën dhe gjen një vezë tjetër brenda saj! (Video)

Emma Postlethwaite, një 33-vjeçare, gjeti një vezë më të vogël brenda një veze më të madhe.

Fun

05/12/2015 20:49

Ky ishte momenti i çuditshëm kur një nënë u habit kur theu një vezë dhe gjeti një vezë tjetër të plotë brenda saj.

Emma, që është një mësuese, u habit kur nga veza që theu doli një tjetër vezë e plotë me lëvozhgë, transmeton lajmi.net.

Ajo e incizoi momentin kur theu vezën, dhe në video ajo dëgjohet duke thënë: “Oh, një vezë tjetër!”.

Shikojeni videon: