Thomas Tuchel në mes Mendy e Kepa

Përpara sfidës me Liverpoolin, Tuchel ende nuk ka vendosur me cilin portier të startojë në portë.

Sport

25/02/2022 20:38

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel po përballet me një përzgjedhje në mes dy portierëve të ekipit se me cilin duhet të startojë këtë fundjavë.

Tuchel tha se “nuk do të bëhet sentimental” nëse Kepa Arrizabalaga ose Edouard Mendy do të startojnë në finalen e Carabao Cup kundër Liverpoolit.

Përpara ndeshjes ai u pyet se cili portier do të jetë në portë ai tha se ende nuk dihet.

“Ne do ta marrim më vonë vendimin se me cilin nga të dytë do të startojë, do të kuptojmë pas stërvitjes si gjithmonë”, tha Tuchel, transmeton lajmi.net.

Finalja e Carabao Cup në mes Chelsea dhe Liverpool luhet të dielën me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/