Thohir e përcolli Torresin
Presidenti i Interit, Erick Thohir ishte prezent në Stamford Bridge për ndeshjen mes Chelseas dhe Paris Saint-Germain të martën mbrëma, takim vendimtar që e dërgoi gjigantin londinez në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Blues fituan 2:0 duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë 3:1, kurse Thohir ishte në një mision tjetër. Biznesmeni nga Indonezia e…
Sport
Presidenti i Interit, Erick Thohir ishte prezent në Stamford Bridge për ndeshjen mes Chelseas dhe Paris Saint-Germain të martën mbrëma, takim vendimtar që e dërgoi gjigantin londinez në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Blues fituan 2:0 duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë 3:1, kurse Thohir ishte në një mision tjetër. Biznesmeni nga Indonezia e përcolli ndeshjen për të vëzhguar sulmuesin e Chelseas, Fernando Torres, raporton Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi spanjoll – i cili luajti në vetëm dhjetë minutat e fundit të takimit – është objektiv i Nerazzurrëve për afatin kalimtar të verës.
Edhe pse ka insistuar se do të mbetet në Stamford Bridge, ardhja e një sulmuesi të ri në Chelsea për sezonin e ardhshëm dhe një rikthim në formë i Demba Ba, mund ta detyrojë atë të ndërrojë mendjen.