Thirrje për ndihmë: 2 vjeçari, Rejan Syla ka nevojë për një tjetër ndërhyrje urgjente në zemër
Rejan Syla, dy vjeçari që vitin e kaluar kaloi me sukses një ndërhyrje të rëndësishme kirurgjikale në zemër, sot përballet sërish me një sfidë të madhe shëndetësore. Pas komplikimeve të fundit në një arterie tjetër të zemrës, Rejani duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent në spitalin Medical Park në Izmir, Turqi – një ndërhyrje që…

Lajme
Rejan Syla, dy vjeçari që vitin e kaluar kaloi me sukses një ndërhyrje të rëndësishme kirurgjikale në zemër, sot përballet sërish me një sfidë të madhe shëndetësore.
Pas komplikimeve të fundit në një arterie tjetër të zemrës, Rejani duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent në spitalin Medical Park në Izmir, Turqi – një ndërhyrje që pritet të bëhet brenda dy ditësh.
Familja e Rejanit, e cila falë ndihmës së qytetarëve kishte arritur të mbulojë shpenzimet e operacionit të parë, sot ndodhet përballë një sfide të re financiare.
Kostoja e ndërhyrjes së re është 25,000 euro, shumë që tejkalon mundësitë ekonomike të familjes.
Babai i Rejanit, Kastrioti në një thirrje prekëse drejtuar miqve, shokëve dhe gjithë dashamirëve, shkruan:
“Allahu ju shperblefte te gjithve per qdo ndihme..”
Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë, mund të kontribuojnë në këtë numër llogarie bankare:
Raiffeisen Bank
SWIFT:RBKOXKPR
IBAN:XK05 1505001007214267
NR.044-520-862/Lajmi.net/
