Thierry Henry: Me Guardiolan mësova te luaj futboll për herë të dytë, si 30 vjeçar
Henry i’u bashkua skuadrës së Barcelonës në vitin 2007, një vit para se Guardiola të merrte kontrollin e skuadrës.
Sport
Me Guardiolan si trajner, Henry kaloi dy sezone në të cilat fitoi një Champions League, dy tituj të ligës, një Copa Del Rey, një Kupë të Botërorit të Klubeve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.
Pasi mori timonin e katalunasve, trajneri e “dërgoi në shkollë” sulmuesin francez.
Ishte sulmuesi francez që në “Sky Sports” u shpreh: “Me Guardiolan mësova të luaj futboll për herë të dytë, në moshën 30 vjeçare.”
Duket se metodat e strategut spanjoll i mësuan diçka të re lojtarit edhe pse ai kishte performanca të nivelit më të lartë për pesë vite asokohe. /Lajmi.net/