Thiago Silva synon të luajë deri në moshën 40 vjeçare

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Silva është 38 vjeçar dhe vazhdon të luajë në një nivel të lartë me Chelsean. Së fundmi mbrojtësi brazilian ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se synon të luajë deri në moshën 40 vjeçare. “Varet nga…

Sport

22/09/2022 20:10

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Silva është 38 vjeçar dhe vazhdon të luajë në një nivel të lartë me Chelsean.

Së fundmi mbrojtësi brazilian ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se synon të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

“Varet nga ky sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës… dhe varet gjithashtu nga një zgjatje e kontratës. Por mund të konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare, po”, u shpreh ai.

Silva gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në disa ekipe të mëdha evropiane, në mesin e tyre në Paris Saint Germain, Milan, Porto dhe së fundmi Chelsea./Lajmi.net/