Thiago Silva reagon pas përjashtimit ndaj WBA
Thiago Silva ka reaguar pas katronit të kuq që mori ndaj West Bromwich Albion.
Sport
Chelsea humbi në “Stamford Bridge” me rezultat të thellë 2-5 nga West Bromwich Albion, shkruan lajmi.net.
Silva u ndëshkua me të kuq, përkatësisht mori dy kartonë të verdhë.
Në ndërhyrjen e dytë, braziliani u mundua të bllokojë një goditje dhe duke rrëshqitur pati kontakt me lojtarin e WBA-së.
Gjyqtari vendosi për kartonin e dytë, dhe kjo ishte një pikë kthese në ndeshje.
Silva reagoi në rrjetin e tij social, Twitter.
“Besoj që nuk ishte një lëvizje e qëllimshme, por gjyqtari vendosi dhe e mori vendimin dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë fakt”, tha ai.
“Unë e marr përgjegjësinë, që absolutisht e ndikoi rezultatin e ndeshjes”, tha Silva.
“Është koha të bashkojmë forcat, sepse të mërkurën kemi një betejë tjetër. Forca Chelsea”, përfundoi Thiago Silva./Lajmi.net/
I believe it was not an expulsion move, but the referee made his decision and we can’t change that. I assume my responsibility, which unfortunately affected the result of the game. It’s time to join our forces, because on Wednesday we have another battle. Come on @ChelseaFC ??
— Thiago Silva (@tsilva3) April 3, 2021