Nisin punimet në rrugën që lidh rrethin e Flamurit me rrethin e Spitalit – Komuna apelon për përdorimin e rrugëve alternative

Kanë filluar punimet për sanimin e rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, në segmentin që lidh rrethin e Flamurit me rrethin e Spitalit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar pamje nga terreni ku shihen makineritë duke zhvilluar punimet në këtë aks rrugor, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit të…

Lajme

11/07/2026 22:09

Kanë filluar punimet për sanimin e rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, në segmentin që lidh rrethin e Flamurit me rrethin e Spitalit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar pamje nga terreni ku shihen makineritë duke zhvilluar punimet në këtë aks rrugor, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, punimet do të zhvillohen në mënyrë intensive nga 10 deri më 18 korrik, periudhë gjatë së cilës pritet të ketë kufizime në qarkullim.

Për këtë arsye, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që, gjatë kohës së realizimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Ky intervenim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në një nga segmentet më të frekuentuara të kryeqytetit./lajmi.net/