Pas tërmetit në Kosovë, eksperti i emergjencave civile apelon për qetësi
Një tërmet me magnitudë 2.2 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar në orën 20:22, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 17 kilometra në juglindje të Prizrenit, transmeton lajmi.net. Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të emergjencave…
Lajme
Një tërmet me magnitudë 2.2 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar në orën 20:22, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 17 kilometra në juglindje të Prizrenit, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të informohen vetëm nga burimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara.
Ai ka theksuar se në raste të tilla është e rëndësishme të ndiqen njoftimet e Institutit Sizmologjik të Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse, duke apeluar që të mos krijohet panik përmes publikimit të informacioneve të paverifikuara.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e këtij tërmeti./lajmi.net/