Thiago Silva i jep lamtumirën PSG-së, pritet të luajë në Premierligë
Kapiteni i Paris Saint-Germain Thiago Silva ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij.

Sport
I blerë nga AC Milan në 2012, 35-vjeçari brazilian ka qenë shtyllë kryesore e skuadrës franceze për kohëzgjatjen e qëndrimit në Francë dhe ka fituar dashurinë e tifozëve.
Edhe pse ai do të lirohej në fund të qershorit së bashku me Edinson Cavani dhe Thomas Meunier, ai dhe sulmuesi Eric Choupo-Moting të dy rinovuan për dy muaj për të luajtur në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.
PSG shkoi aq afër trofeut të lavdishëm evropian, por u mposht në finale nga Bayern Munich me rezultat minimal.
“Ishte ndeshja ime e fundit në Paris”, i tha ai RMC Sport.
“Jam i trishtuar. Ju kërkoj falje fansave. Falënderoj të gjithë përkrahësit për dashurinë e tyre. Do të kthehem, me një rol tjetër, në këtë klub që kam dashur. Dua të luaj edhe 3-4 vjet të tjera dhe të luaj në Kupën e Botës në Katar”.
Silva pritet që nga sezoni i ardhshëm ta vesh fanellën e Chelseat në Premierligë. /Lajmi.net/