Thiago Alcantara pozitiv në COVID-19

Thiago Alcantara ka dalë pozitiv në COVID-19.

Sport

29/09/2020 19:34

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

“Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara, ka dalë pozitiv në COVID-19 dhe akutalisht është duke u vetë izoluar sipas udhëzimeve të nevojshme”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

29 vjeçari që ka munguar në derbin e së hënës kundër Arsenal ka shfaqur simptoma të vogla të virusit, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Klubi do të vazhdojë të ndjekë, të gjitha protokollet në lidhje me COVID-19 dhe Thiago do të qëndrojnë në vet-izolim për periudhën e kërkuar kohore”, thuhet mes tjerash në komunikatë të Liverpoolit./Lajmi.net/