Theret me thikë një person në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme është therur me thikë një person në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajme

22/08/2019 17:43

Në ora 16:00 në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Arbëria në Prishtinë është therur me thikë një person.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur edhe therja me thikë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore (nga arma e ftohtë -thikë)”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor ndërkaq policia ka identifikuar personat e dyshuar.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor Qendra, kane arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/