Theret me thikë një person në mes të ditës, policia arreston dorasin
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Podujevë ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “19 Qershori” në Podujevë rreth orës 13:00, një person ka therur me thikë një person tjetër, raporton lajmi.net.
Siç njofton Policia e Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/