Theo ishte dëshira e Xavit – kërkesat e Milan dhe lojtarit pamundësuan operacionin

Theo Hernandez është një nga lojtarët që po merr interesimin më të madh në futbollin evropian.

Sport

11/02/2022 12:04

Paraqitjet e tij brilante me fanellën e Milan kanë bërë që ai të konsiderohet tashmë në mesin e mbrojtësve të majtë më të mirë në botë.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Theo ishte dëshira kryesore e Xavi Hernandez. Ai shihte lojtarin si opsionin e duhur për vitet e ardhshme, për pozitën e mbrojtësit të majtë, transmeton lajmi.net.

Milan kishte kërkuar 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa vet lojtari kërkoi 10 milionë euro për sezon.

Kjo nuk i shkoi përshtati skuadrës së Barcelonës, e cila tashmë ka hequr dorë nga francezi.

Theo Hernandez ishte pjesë e Real Madrid para se të shkonte te Milani. Rivalët e ish-skuadrës nuk do të ishin opsioni më i mirë për të. /Lajmi.net/