Theo Hernandez drejt PSG-së

Paris Saint Germian janë të interesuar të nisin një “sulm” veror në mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, bëjnë të ditur raportet në Francë.

Sport

21/04/2020 23:51

22 vjeçari u transferua te Milan nga Real Madrid në korrik të vitit 2019, dhe ka qenë një sensacion në Itali me gjashtë gola të shënuara dhe dy asistime në 25 ndeshje, duke llogaritur Serie A dhe Kupën e Italisë.

Kjo formë e mirë e tij ka tërhequr vëmendjen e drejtorit të PSG, Leonardo, bën të ditur ‘le10sport’, përcjell lajmi.net.

Është folur se Milan dëshirojnë të dyfishojnë investimin e tyre, duke kërkuar së paku 40 milionë për shitjen e Hernandez.

Edhe pse ai ka nënshtetësi të dyfishtë, spanjolle dhe franceze, dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Spanjë, Theo ka luajtur për Francën në nivelet e reja të kësaj kombëtareje./Lajmi.net/