Thënie prekëse të urtësisë nga Nëna Terezë

11:06 | 5 Shtator 2016

Nënë Tereza konsiderohet të jetë një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Megjithatë, ndikimi i saj nuk kishte të bënte vetëm me para, ndihmë dhe prestigj, transmeton lajmi.net.

Ajo besonte në punën që bënte, konsiderohej e mençur për mënyrën e jetesës dhe arritjet që bëri.

Këto janë disa thënie mbresëlënëse të Nënë Terezës që kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën.

  1. Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj.
  2. Nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqen, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.
  3. Disa njerëz vijnë në jetën tonë si bekime. Disa tjerë vijnë si mësim në jetën tuaj.
  4. Nëse ju i gjykoni njerëzit, atëherë nuk keni kohë t’i duani ata.
  5. Nëse jeni të dekurajuar, kjo është shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.
  6. Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
  7. Buzëqeshni për njëri tjetrin. Buzëqesh për gruan tënde, buzëqesh për burrin tënd, buzëqesh për fëmijët dhe për këdo, nuk ka rëndësi për kë buzëqesh. Kështu do ta ndihmojmë njëri tjetrin të rritet një dashuri më e madhe.
  8. Nëse me të vërtetë duam të duajmë, atëherë duhet të mësojmë si të falim.
  9. Dashuria fillon duke u kujdesur për të afërmit, ata që ke në shtëpi.
  10. Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit i padashur.
  11. Shpërndaj dashuri ngado që të shkosh. Mos e lë askënd të vijë te ti pa u larguar më i lumtur.
  12. Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta të thuhen, por jehona e tyre është e përjetshme.
  13. Mos prisni për lider, bëjeni vetë, njëri për tjetrin. /lajmi.net