The Simpsons e bëjnë prapë! Parashikuan që Kamala Harris do të bëhet zv.presidente

Tani jemi mësuar me parashikimet e tyre dhe mund të thuhet me plot gojë që Simpsons kishin parashikuar të gjitha ngjarjet e deri tanishme.

Fun

21/01/2021 20:20

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa karikatura që kohë më parë kishin parashikuar se Kamala Harris do të bëhej Zëvendës Presidente e SHBA-së. Ngjashmëria e madhe mes Kamala Harris dhe Lisës nga Simpons është parë me shumë rëndësi nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Xhaketa në ngjyrë vjollcë, xherdani dhe vathë janë elementi i përbashkët mes tyre. Në një episod në vitet 2000 “The Simpsons” imagjinoi një të ardhme në të cilën një Lisa Simpson e rritur u zgjodh presidente e SHBA dhe përpiqet të shpëtojë kombin nga shkatërrimi financiar, transmeton Lajmi.net.

Dhe në atë episod, Lisa mund të shihet pas podiumit në Shtëpinë e Bardhë (dhe në Zyrën Ovale) e veshur me një xhaketë ngjyrë vjollce me një ngjashmëri të habitshme me veshjen e Ditës së Inaugurimit të Harris. Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që fansat e “Simpsons” kanë gjetur që shfaqja të jetë parashikuese e ngjarjeve të ardhshme. /Lajmi.net