The Guardian shkruan për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë: Imazhi i vendit po ndryshon!

Ylli i "New Rules" do të performojë në Prishtinë, në eventin e organizuar për të ngritur imazhin e vendit.

ShowBiz

05/08/2018 14:14

Dukagjin Lipa kishte dashur për një kohë të gjatë të organizonte një “festival të duhur” për ta vënë atë në hartën kulturore dhe për të dëshmuar se kombi më të ri i Evropës, mund të përkufizohet më shumë se për konflikt dhe skandal, shkruan TheGuardian, transmeton lajmi.net.

Detyra e tij u bë më e lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, arriti famë botërore vitin e kaluar me hitin numër një “New Rules”.

Tani, 22 vjeçarja do të performojë në Prishtinë këtë javë, ndërsa familja shpreson të ngritë imazhin e Kosovës jashtë vendit dhe krenarinë kombëtare në shtëpi.

“Ne duam t’u japim njerëzve ndjenjën e përkatësisë evropiane dhe idenë se jemi pjesë e Evropës” , tha Dukagjin Lipa për “Observer.

“Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësor dhe muzikëdashës, që mirëpret të gjihë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, ka shtuar ai ndër të tjera.

Dua Lipa, e cila me Calvin Harris arriti të zë vendin e parë në tabelat e singleve në Britaninë e Madhe, këtë vit, është fëmija më i madh i Dukagjinit, i cili u largua nga Kosova me gruan e tij më 1992 dhe u vendos në West Hampstead në Londër.

Familja flet anglisht dhe shqip në shtëpi dhe Dua Lipa shpesh ka shprehur krenarinë për trashëgiminë e saj në Kosovë, duke publikuar për 15 mijë ndjekësit e saj në Instagram, fotografi të librave të shkruara nga gjyshi i saj, i cili ishte kreu i Institutit të Historisë së Kosovës.

Festivali “Sunny Hill” nuk është hera e parë që organizohet në Kosovë. Dua takoi kryetarin e komunës së Prishtinës dhe presidentin e Kosovës, kur ajo performoi atje dy vite më parë.

“Kthimi në shtëpinë time dhe perfomimi në këtë vend, është eksperiencë e mirë”, kishte thënë ajo atë kohë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas fushatës së bombardimit të NATO-s kundër shtetit jugosllav të mbizotëruar nga serbët.

Këtë vit, vendi festoi 10 vjetorin e pavarësisë, por kombi i ri ende ka sfida të mëdha në rrugën e shtetësisë së plotë; mosnjohja nga shumë vende, përfshirë Kinën, Indinë dhe pesë vendet e BE-së; shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë; çfarë të bëjë me një pakicë të madhe serbe që mbetet e paintegruar dhe problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ende pretendon se territori është i vetim, janë të tensionuara.

Tensionet janë ende të larta këtë fundjavë, që është afati i fundit për Prishtinën për të ofruar një kornizë të re për zonat me shumicë serbe. Me negociatat e vështira për të arritur një marrëveshje të afërt me Beogradin në të ardhmen e afërt, familja Lipa shpreson që për pak kohë, festivali do ta ndryshojë axhendën e lajmeve rreth Kosovës.

Një festival muzikor në shkallë kaq të gjerë nuk është organizuar deri tani në Kosovë. Biletat për “Sunny Hill” kanë çmimin prej 55 euro për tre ditë, një çmim me standarde evropiane dhe të krijuara në atë mënyrë për të qenë të përballueshme për fansat e rinj të muzikës në Kosovë.

Megjithëse Kosova ka një popullsi prej 2 milionë banorë, ajo ka treguar terren të përshtatshëm për talentët muzikor, me yllin kosovar, Rita Ora, e cila gjithashtu po fiton famë në botë dhe Era Istrefi, e cila këndoi bashkë me Will Smith në finalen e Kupës së Botës, muajin e kaluar, shkruan lajmi.net.

Dukagjin Lipa është shkolluar si dentist, por gjithashtu edhe këngëtar i një grupi të quajtur “Oda”, i cili do të ribashkohet për të performuar në festival.

Memli Krasniqi, ish-ministër i kulturës i Kosovës, tha “Vitet 1990 dhe fillimi i viteve 2000 ishte e vështirë për këto që të largohej. Rita Ora dhe Dua Lipa e bënë atë në Britani të Madhe, por na bënë krenarë që po ndihmojnë për ta futur Kosovën në hartë”.

Me suksesin e tyre dhe me dhuntinë e futbollistëve me origjinë kosovare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë Kupës së Botës, përceptimi ndërkombëtar i vendit po fillon të ndryshojë.

“Kur ne u bëmë shtet i pavarur në vitin 2008, ishte urgjente të bëjmë thirrje për t’u treguar njerëzve se ky është një vend që ekziston me të vërtetë dhe jo vetëm në imazhin e një vendi të shkatërruar nga lufta”, tha Kreshnik Hoxha, i lindur në Kosovë më 1987 por u zhvendos në Britani për të vazhduar doktoraturën dhe aktualisht punon në hulumtimet farmaceutike të Oksfordit.

“Unë mendoj se, tani, imazhi po ndryshon ngadalë. Është shumë inkurajuese kur sheh Rita Orën ose Dua Lipën që janë shumë mirë të integruars në Britani të Madhe, por përqafojnë të dy kombësitë “.

Dukagjin Lipa u pajtua se, ngadalë, imazhi i Kosovës në Britani po ndryshon për mirë, duke kaluar disa përsëritje që kur ai u shpërngul në vitin 1992: “Kur erdhëm për herë të parë në Londër u thonim njerëzve se jemi  nga Kosova dhe askush nuk e dinte se ku ishte. Pastaj, më vonë, gjithkush thoshte: ‘Oh, më vjen keq’. Ishte mirë që njerëzit kishin ndjeshmëri, por nuk dua të mbaj mend. Pastaj, me të gjitha trazirat që kishim, disa pjesë të sektorit problematik të shoqërisë sonë u emigruan dhe kur tregonim se jemi nga Kosova, njerëzit menduan për tregtarët e drogës apo kriminelët. Ne duam të tregojmë një imazh shumë më ndryshe”. /Lajmi.net/