‘The Best’, vjen reagimi i FIFA-s pas akuzave për dallavere

FIFA ka kërcënuar se do të hetojë dhe zbatojë sanksione nëse gjen ndonjë shkelje në votimet për lojtarin më të mirë të vitit 2019.

Sport

27/09/2019 23:49

Në mediet këto ditë është folur shumë pas triumfit të Lionel Messit në ‘The Best’, sidomos pas reagimeve të trajnerëve dhe kapitenëve, që akuzojnë FIFA-n për ndryshim votash.

“FIFA ka qenë e zhgënjyer kur ka parë një numër raportesh në medie që kanë vënë në dyshim integritetin e procesit të votimit për The Best”, thuhet në një përgjigje të bërë nga organi drejtues i futbollit, përcjell lajmi.net.

“Këto raporte janë të padrejta dhe mashtruese. Procedura e votimit për secilën nga çmimet mbikëqyret dhe monitorohet nga një vëzhgues i pavarur, në këtë rast nga PwC”.

“FIFA dhe PwC ndjekin rregullat e ndarjes dhe procedurat standarde përkatëse të kontrollit. Sa i përket këtyre procedurave, FIFA kërkoi nga të gjitha federatat anëtare të paraqesin formularët e tyre të votimit në mënyrë elektronike dhe më shkrim”.

“Dokumentet e shkruara gjithashtu duhet të nënshkruhen nga personat përgjegjës të federatave, si dhe nga personat e autorizuar për të votuar”.

“Prandaj, për të qenë e vlefshme një votë duhet të përfshijë nënshkrimet përkatëse dhe vulën e federatës së anëtarëve”.

“Si FIFA ashtu edhe vëzhguesi i pavarur mund të demonstrojnë se të gjitha votat e paraqitura në përputhje me rregullat dhe brenda afateve janë marrë parasysh”.

“Rrjedhimisht, nuk ka dyshime sa i përket vërtetësisë së rezultatit”.

“Nëse do të gjendej ndonjë rast i veprimeve të gabuara, dhe madje nëse kjo do të ndikonte në rezultatin e votimit, FIFA do të hetojë dhe zbatojë sanksionet kur është e nevojshme”./Lajmi.net/