‘The Athletic’: Man City i bashkohet garës për Bellingham

Jude Bellingham pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës së ardhshme. Mesfushori anglez shihet si një nga më premtuesit në pozitën e tij, dhe aktualisht luan me skuadrën e Borussia Dortmund. Sipas shumë raportimeve, Liverpool dhe Real Madrid do të bëjnë garën e madhe për të. Por, ‘The Athletic’…

Sport

21/09/2022 11:42

Jude Bellingham pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës së ardhshme.

Mesfushori anglez shihet si një nga më premtuesit në pozitën e tij, dhe aktualisht luan me skuadrën e Borussia Dortmund.

Sipas shumë raportimeve, Liverpool dhe Real Madrid do të bëjnë garën e madhe për të. Por, ‘The Athletic’ tashmë shton gjigantin e radhës në listë, përcjell lajmi.net.

Mediumi britanik bën të ditur se edhe Manchester City janë një nga klubet që po shfaqin interesim për Bellingham.

Nëse Bellingham kërkon një largim nga Dortmund, ashtu siç pritet të ndodh gjatë verës, atëherë vlera e tij do të jetë rreth 150 milionë euro.

Liverpool vazhdon të jetë skuadra favorite për nënshkrimin me lojtarin, por futja në garë e kaq shumë skuadrave mund të ndryshojë gjërat. /Lajmi.net/