The Athletic: Guardiola shumë afër rinovimit të kontratës me Man Cityn

Pep Guardiola është shumë afër që të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Cityn. Kështu të paktën bën të ditur The Athletic, që e bën pothuajse punë të kryer këtë çështje, transmeton lajmi.net. Marrëveshja e re, sipas po të njëjtit burim, do të vlejë deri në vitin 2025. Tekniku ka fituar pothuajse gjithçka me “Citizens”,…

Sport

22/11/2022 14:27

Pep Guardiola është shumë afër që të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Cityn.

Kështu të paktën bën të ditur The Athletic, që e bën pothuajse punë të kryer këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e re, sipas po të njëjtit burim, do të vlejë deri në vitin 2025.

Tekniku ka fituar pothuajse gjithçka me “Citizens”, përveç Champions Leagues, që mëton ta arrijë sa më shpejt. /Lajmi.net/