The Athletic: Fofana i kërkon Leicesterit të mos e ftojë për ndeshjen ndaj Southamptonit

Wesley Fofana i ka kërkuar skuadrës aktuale, Leicester Cityt,  që të mos e grumbullojë për ndeshjen ndaj Southamptonit në vikend. Të paktën kështu raporton The Athletic, të cilët thonë se mbrojtësi është duke tentuar që të transferohet te Chelsea. Anipse në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u raportua se lojtari nuk është në…

Sport

19/08/2022 15:58

Wesley Fofana i ka kërkuar skuadrës aktuale, Leicester Cityt,  që të mos e grumbullojë për ndeshjen ndaj Southamptonit në vikend.

Të paktën kështu raporton The Athletic, të cilët thonë se mbrojtësi është duke tentuar që të transferohet te Chelsea.

Anipse në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u raportua se lojtari nuk është në shitje, kjo gjë mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Vlera e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/