KEK nënshkruan kontratë për furnizim me pompë vertikale për TC “A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pajisje për nevojat e Termocentralit “Kosova A”, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit për furnizim me pompa dhe pjesë rezervë. Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit ishte i ndarë në dy lote, ndërsa kontrata e nënshkruar i referohet Lotit, që…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pajisje për nevojat e Termocentralit “Kosova A”, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit për furnizim me pompa dhe pjesë rezervë.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit ishte i ndarë në dy lote, ndërsa kontrata e nënshkruar i referohet Lotit, që është për pompë vertikale me shumë qarqe.
Furnizimi do të realizohet në depon e TCA-së në Obiliq.
Kontrata është lidhur me kompaninë “NOVAMAT sh.p.k”, në vlerë prej 10,620 euro
Në këtë lot kanë ofertuar gjithsej tre operatorë ekonomikë, të cilët janë vlerësuar si të përgjegjshëm.
Oferta fituese ishte 10,620 euro, ndërsa oferta më e lartë e përgjegjshme ka qenë 18,877.64 euro.