Behrami: Ish-ushtari i UÇK-së detyrohet ta derdhë në lumë qumështin që e prodhon çdo ditë me mund e sakrificë
Artan Behrami ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Fermerët Kosovarë të Qumështit lidhur me mosrifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët dhe vonesën në publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026. Në reagimin e tij, Behrami ka përmendur rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tafë Çeku,…
Lajme
Artan Behrami ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Fermerët Kosovarë të Qumështit lidhur me mosrifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët dhe vonesën në publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026.
Në reagimin e tij, Behrami ka përmendur rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tafë Çeku, duke thënë se ai është detyruar ta derdhë qumështin që prodhon çdo ditë.
“Sot, ish-ushtari i UÇK-së, Tafë Çeku, detyrohet ta derdhë në lumë qumështin që e prodhon çdo ditë me mund e sakrificë.
Një pamje e rëndë që tregon se kur goditen bizneset, pasojat i paguajnë fermerët,” ka thënë Behrami.