‘Thashetheme’ në samitin e G7! Macron i pëshpëriti diçka në vesh, reagimi i Melonit bëhet viral
Një moment mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e G7 në Kanada është bërë viral në rrjete sociale. Dy liderët janë kapur në kamera teksa po bisedonin në tryezën e rrumbullakët, ku Macron afrohet për t’i pëshpëritur diçka në vesh, ndërsa vendos dorën para gojës për të mos lejuar…

Bota
Një moment mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e G7 në Kanada është bërë viral në rrjete sociale.
Dy liderët janë kapur në kamera teksa po bisedonin në tryezën e rrumbullakët, ku Macron afrohet për t’i pëshpëritur diçka në vesh, ndërsa vendos dorën para gojës për të mos lejuar kamerat që ‘lexojnë’ buzët.
Shkëmbimi i bisedës vazhdon ndërkohë që reagimi që bën kryeministrja italiane është bërë viral.