Thaçi-Vucic, luftë “cicërimash” në Twitter

Hashim Thaçi, si ministër i jashtëm i Kosovës dhe Aleksandar Vucic, që është kryeministër i Serbisë, llogariten si dy rivalë të mëdhenj politik.

Lajme

15/09/2015 22:15

Luftën e tyre diplomatike në rrjetin social Twitter e ka studiuar, Byroja për kërkime sociale,e Beogradit .

Në gjithë fushat e studimit , shefi i diplomacisë kosovare del të jetë pranë , kryeqeveritarit serb. Ndonëse cicërimat e këtij të fundit, sipas BIRODIT, zgjojnë më shumë debate, njofton Klan Kosova.

Thaçi, prinë edhe kur është fjala te lufta më e nxehtë diplomatike, Serbi-Kosovë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në UNESCO.

‘Twitt’et e Thaçit për punën e Anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kryesisht akuzojnë Serbinë për bllokimin e kësaj rruge. Gjatë gjithë teksteve të cicërimave të publikuara ai përpiqet të shpjegoj se sa të këqija Serbia i ka marrë Kosovës dhe me këtë ai pakëson kredibilitetin e palës serbe “.

Në të gjitha fushat e studimit shefi i diplomacisë kosovare del të jetë para kryeqeveritarit serb.

“Cicërimat e Vucicit kanë treguar se çka u bë aty. Ai nuk jep detaje por se tregon se është formuar Asociacioni i Komunave Serbe. Nga ana tjetër Thaçi para se të nis bisedimet spjegon se ato e forcojnë sovanitetin e Kosovës dhe integrimin e pakicës serbe në shoqërinë kosovare”.

BIRODIT thotë se ish-Kryeministri i Kosovës e ka mundur Vucicin edhe në cicërimat sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndërsa edhe te vendet ku këta e shtrijnë politikën e jashtme janë të ndryshme.

‘Marrëdhëniet e Thaçit me SHBA’të janë shumë më të afërta sesa të Vucicit me Gjermaninë. Politikani kosovar sjell deklarata që i kujtojnë opinionit se çfarë mbështetje kishte në kohën e luftës por edhe vështirësitë që të anëtarësohen në BE dhe NATO. E marrëdhënia e Vucicit në këtë aspekt mund të shihet përmes publikimit të fotografive ku i buzëqeshur pret diplomatët e huaj”.

Gjatë periudhës së analizuar del se Thaçi ka përmendur Serbinë shumë më shumë se Vucici Kosovën në cicërimat e tij.