“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë heronj” – Të rritur e fëmijë në protestën kundër specialës
Shumë qytetarë nga mbarë Kosova dhe shtetet fqinje, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot ia kanë mësyrë Prishtinës. Këtë rrugë e kanë marrë të gjithë ata pas organizimit të një proteste kundër “padrejtësive të Gjykatës Speciale” të thirrur nga organizatat e dala nga lufta. Në sheshin “Skënderbeu’ nga ora 17:00 do të filloj kjo…

Lajme
Shumë qytetarë nga mbarë Kosova dhe shtetet fqinje, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot ia kanë mësyrë Prishtinës.
Këtë rrugë e kanë marrë të gjithë ata pas organizimit të një proteste kundër “padrejtësive të Gjykatës Speciale” të thirrur nga organizatat e dala nga lufta.
Në sheshin “Skënderbeu’ nga ora 17:00 do të filloj kjo protestë, ndërsa qytetarët janë mbledhur aty që nga mëngjesi.
“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë heronj”, “Katër emra, një ideal”, “Liria ka emër” – janë disa nga pankartat në këtë protestë.
Lajmi.net sjell fotografi nga protesta: