Thaçi shpall Hero të Kosovës dëshmorin Azem Behluli

Presidenti Hashim Thaçi, ka shpallur Hero të Kosovës, dëshmorin Azem Behluli i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.

Lajme

21/08/2020 16:18

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij.

Ky është statusi i tij i plotë:

Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës.

Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës.

Ai ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.

Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij!. /Lajmi.net/