Thaçi reagon pas vrasjes së Qerim Kelmendit: Drejtësia ta zbardh sa më parë rastin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së në Zahaq të Pejës, Qerim Kelmendit.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, presidenti ka thënë se vrasja në fjalë është tronditëse për të gjithë Kosovën, shkruan lajmi.net.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe ligjit që sa më parë ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
Ndërkaq, familjes Kelmendi ai u ka shprehur ngushëllimet e tij, duke i siguruar se do përdorin të gjithë mekanizmat për zbardhjen e këtij rasti.
Postimi i plotë i presidentit:
Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!. /Lajmi.net/