Thaçi: Prokurorët dhe gjyqtarët t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të ‘Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’.
Lajme
Gjatë fjalimit të tij, Thaçi ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që t’i marrin seriozisht përgjegjësitë që kanë.
“Kërkoj që çdo gjykatës dhe prokuror të marr përgjegjësit e veta seriozisht. Kemi bërë hapa të mëdhenjtë edhe në kompensimin e dhunës tek viktimat e luftës. Ne do të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Mbrojtja e qytetarëve është obligim thelbësor i tërë shoqërisë e sidomos sistemit të drejtësisë. Jam i lumtur që Kosova mbetet liderë në rajon në fushën e të drejtave të viktimave të krimit, ndonëse duhet të aspirojmë më shumë”, ka deklaruar Thaçi.
Tutje, ai ka thënë se ligji për kompensimin e viktimave ta krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë duke shtuar se implementimi i suksesshëm i këtij ligji do të ndikojë. /Lajmi.net/