Thaçi pas humbjes së Kosovës: Jeni heronjtë tanë, shpresa jonë

Kosova ka humbur në udhëtim ndaj Çekisë në Plzen.

Lajme

14/11/2019 22:51

Kosova me këtë humbje ka humbur edhe gjasat për kualifikim në EURO2020 nga kualifikimet e rregullta.

Për ta shikuar nga afër lojën e kombëtares së Kosovës në Plzen të Çekisë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas ndeshjes, Presidenti Thaçi është shprehur në përkrahje të djemve duke thënë se ata janë heronjtë tanë.

“Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”