Thaçi nostalgjik, poston një intervistë kur ishte student prorektor (Foto)
Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka rikujtuar përsëri të kaluarën e tij si student.
Fun
Ai ka postuar në profilin e tij zyrtar në facebook, një intervistë për një gazetë më 7 qershor 1992, kohë kjo kur Thaçi ishte si student prorektor, transmeton lajmi.net
“Intervistë e imja e hershme si student prorektor (7 qershor 1992), që më rikujtoi përpjekjet për mbajtjen gjallë të arsimit kosovar. Respekt për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar Thaçi.
Në këtë intervistë nën titullin “Secila shtëpi u shndërrua në amfiteatër”, Thaçi flet se si “universiteti duhet të jetë i hapur për të gjithë, por kriter themelor me rastin e regjistrimit të studentëve duhet të jetë dija, meqë s’kemi nevojë për fabrikimin e kuadrove të dështuara. Zgjedhjet e reja do të ngrenë nivelin e mbarë punës në Universitet”. /lajmi.net