Thaçi: Një lajm i mirë për Kosovën vjen nga SHBA-të

Kryeministri Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se një lajm i mirë për Kosovën, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Lajme

22/05/2014 21:31

Thaçi ka njoftuar se Kongresi Amerikan në formë ligji ka futur në Kongres kërkesën që Kosovës t’i ofrohet statusi i Partneritetit për Paqe në NATO.   

“Lajm i mirë nga Kongresi Amerikan! Sapo u aprovua Buxheti Ushtarak dhe tani në formë ligji është futur edhe kërkesa që Republikës së Kosovës t\’i ofrohet Partneriteti për Paqe në NATO. Faleminderit miqve nga Partia Demokratike dhe Republikane për këtë shtytje integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, ka shkruar kryeministri.