Thaçi në vitin 1999, ditën kur u themelua e Policisë së Kosovës: Ju do të jeni e ardhmja e Kosovës, e sigurisë, e paqes, e demokracisë dhe e lirisë së plotë të saj
Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend. Më 6 shtator 1999, në kuadër të Misionit të OSBE-së, u hap zyrtarisht Shkolla e Policisë, ku filloi trajnimin gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës. Kjo gjeneratë përbëhej nga 176 kandidatë të…

Lajme
Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend. Më 6 shtator 1999, në kuadër të Misionit të OSBE-së, u hap zyrtarisht Shkolla e Policisë, ku filloi trajnimin gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës.
Kjo gjeneratë përbëhej nga 176 kandidatë të cilët përfunduan me sukses trajnimin dhe më pas nisën punën në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi, transmeton lajmi.net.
Në atë kohë, Ministri i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës ishte Rexhep Selimi, ndërsa detyrën e Kryeministrit e ushtronte Hashim Thaçi. Në ceremoninë e pranimit të gjeneratës së parë, Thaçi e cilësoi këtë moment si historik për Kosovën.
“Dita e sotme paraqet një ditë me rëndësi për të ardhmen dhe prosperitetin e Kosovës, sepse për herë të parë në historinë e saj kemi një polici të Kosovës, të qytetarëve të saj. Të nderuar studentë, të nderuar policë, duhet ta kuptoni se ashtu siç i keni kryer me përgjegjësi detyrat tuaja – para luftës, gjatë luftës dhe tani – ju do të jeni e ardhmja e Kosovës: e sigurisë, e paqes, e demokracisë dhe e lirisë së plotë të saj,” kishte deklaruar ai.
Që nga ajo ditë, Policia e Kosovës ka kaluar nëpër shumë sfida dhe suksese, duke u rritur në numër, profesionalizëm dhe besueshmëri tek qytetarët./lajmi.net/