Thaçi ndërpret fushatën, ndodhet në KEK
Pas shpërthimit që ka ndodhur në KEK, ku raportohet për tre të vdekur e 14 të plagosur, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë fushatën dhe aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lajme
Kryeministri Thaçi është duke u informuar nga menaxhmenti i KEK-ut dhe policia për situatën.
Rreth orës 11:00 ka ndodhur në shpërthim i madh në Termocentralin A, Blloku 5, në Obiliq, ku jozyrtarisht merret vesh se tre punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar dhe bartur në Qendrën Klinike Universitare.
“Ky është defekt teknik, është një fatkeqësi që prek çdo familje kosovare, çdo punëtorë. Nuk ka të bëjë asgjë me politikë. Është aksident që ka ndodhur me punëtorët në vendin e ngjarjes dhe se angazhimet elektorale PDK i ka anuluar”, ka thënë kryeministri.
Ai ka thënë se është lokalizuar terreni, dhe se nuk ka rrezik për jetë njerëzish nga shpërthimet e reja të cilat mund të ndodhin.