Thaçi mbjell fidane

Kryeministri Hashim Thaçi dhe nënkryetari i PDK’së, Kadri Veseli kanë mbjellur fidane në qytetin e Klinës. Në ditën ndërkombëtare të Pyjeve dhe Drunjve, Thaçi ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për një ambient të pastër.

Lajme

21/03/2014 13:48

Në ditën ndërkombëtare të Pyjeve dhe Drunjve,  dhe për të shënuar këtë ditë, Kryeministri Hashim Thaçi së bashku me nënkryetarin e partisë së tij, Kadri Veseli kanë mbjellë fidane në qytetin e Klinës.

Kryeministri Thaçi  ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për një ambient më të pasur dhe më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.

Dita ndërkombëtare e Pyjeve dhe Drunjve  ka për qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit për rëndësinë e pyjeve.

(Kosovapress)